1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Costa Concordia

Fundi i një kryqëzori

  • Shtëpia e Beethoven-it

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Shtëpia e Beethoven-it

    Në këtë shtëpi të Boni lindi në vitin 1770 Ludwig van Beethoven-i. Këtu ai jetoi deri në vitin 1792, më pas shkoi në Vjenë. Sot aty ndodhet një muzeum me një koleksion të gjithanshëm manuskriptesh, instrumentesh dhe dokumentash të tjera historike. Çdo vit mbi 100 mijë vizitorë njihen me shtëpinë e lindjes së kompozitorit të famshëm.

  • Kulmi i klasikes

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Kulmi i klasikes

    Kompozitori si njeri dhe titan. Ky portret i njohur i bërë nga Joseph Carl Stieler tregon Ludvig van Beethoven-in shumë afër. Portreti është bërë në periudhën mes viteve 1819-1820. Beethoven-i ishte atëherë në fund të pesëdhjetave. Piktura ndodhet sot në shtëpinë e Beethoven-it në Bon.

  • 13 vjeçar

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    13 vjeçar

    Ky protret e tregon kompozitorin në moshën më të re. Mësuesi i parë i muzikës i Ludvigut ishte i ati, Johan van Beethoven- një njeri ambicioz, i ashpër dhe shumë i pamëshirshëm. Ai u shqua shumë herët për talenitn e tij. Në moshën 13 vjeçare ai kishte publikuar tri sonata dhe luante piano, klaviçembalo dhe violë. Piktura që shihni mendohet të jetë bërë nga një mjeshtër në Bon aty nga viti 1783.

  • La Redoute

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    La Redoute

    Beethoven-i mësonte në Vjenë tek kompozitori i famshëm, Josef Hajden. Ky bashkëpunim u mundësua nga një takim i Beethoven-it dhe Hajdenit në sallën e koncerteve "La Redoute" në Bon- Bad Godesberg. Salla e mrekullueshme përdoret edhe sot për pritje, koncerte dhe festa private. Mendohet që edhe "Flauti magjik" i Mozartit ta ketë pasur këtu premierën.

  • Portret 1803

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Portret 1803

    Në vitin 1792, në moshën 22 vjeçare, Beethoven-i u zhvendos në Vjenë. Kompozitori i ri u nis për në Vjenë me shpresën të takohej me Mozartin, por kur mbërriti në kryeqytetin e habsburgasve ai kishte vdekur. Vjena ishte e shtrenjtë dhe megjithë ndihmat e dashamirësve dhe të ardhurat nga puna e tij si mësues pianoje, Beethoven-it i duhej të merrte gjithnjë borxhe.

  • Një aparat special

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Një aparat special

    Beethoven-i ishte 25 vjeç kur iu vështirësua dëgjimi. Në vitin 1808 ai mezi dëgjonte dhe dhjetë vjet më vonë e humbi krejtësisht dëgjimin. Ky aparat dëgjimi u zbulua nga miku i tij vjenez Johan Melzel. Beethoven-i përdorte shënimet për të komunikuar në biseda me të tjerët. Mungesa e dëgjimit nuk e pengoi të kompozonte, por e folura e tij u vështirësua.

  • Heiligenstadt

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Heiligenstadt

    Në vitin 1802 Beethoven-i shkoi në Heiligenstadt në afërsi të Vjenës. Kjo fotografi e bërë në vitin 1898 tregon një rrugë të qytetit. Gjatë qëndrimit të tij atje, Beethoven-i shkroi "Testamentin e Heiligestadt-it" një letër për vëllezërit Johan dhe Karl, që nuk mbërriti kurrë tek ta. Dokumenti tregon për luftën e Beethoven-it me mungesën e dëgjimit, me dëshpërimin e tij por edhe me vullnetin.

  • Pa përkulje

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Pa përkulje

    Kjo pikturë e vitit 1887 tregon për "Incidentin e Tepliz-it" të 1812-ës, kur Beethoven-i ishte duke shëtitur me Johan Volfgang Gëten (majtas) dhe refuzoi të përkulej para familjes mbretërore. Gëte, i cili nuk tregohej kaq rebel, e përshkruante më pas kompozitorin si "shumë "të mbyllur në vetvete".

  • Piano e fundit

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Piano e fundit

    Beethoven-i kompozoi gjatë jetës së tij shumë sonata dhe koncerte për piano. Ai ishte hipnotizuar nga iluminizmi dhe romantizmi i ri në Evropë dhe shumë kompozime vlerësohen si revolucionare, të tjerat si udhërrëfyese për romantizmin muzikor. Këtë pianoforte e ka ndërtuar vjenezi Conrad Graf në vitin 1826.

  • E nënta

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    E nënta

    Simfonia e nëntë, interpretimi në muzikë i "Odës së gëzimit" të Shillerit është në pjesën e fundit mbase vepra më e njohur e Beethoven-it. Kur në vitin 1824 ai dirigjoi premierën e simfonisë së nëntë, i kishte humbur dëgjimi dhe duatrokitjet e zjarrta nuk i dëgjoi, por i pa vetëm kur u kthye nga publiku.

  • Rrugica Ungargasse

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Rrugica Ungargasse

    Gjatë kohës që Beethoven-i shkruante simfoninë e nëntë, jetonte në këtë ndërtesë në Ungargasse në Vjenë. Që prej vdekjes së vëllait në vitin 1815 kompozitori u kujdes për të nipin Karl dhe luftoi për të marrë kujdestarinë për të.

  • Varrimi

    Beethoveni - Stacionet e jetës

    Varrimi

    Beethoven-i vdiq më 26 mars 1827 në moshën 56 vjeçare nga një sëmundje e mëlçisë dhe e zorrëve. Kjo pikturë e Franz Stober-it tregon varrimin e kompozitorit të madh më 29 mars në Vjenë. Më shumë se 20 mijë vetë i bënë nderimet e fundit Beethoven-it.