1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

Lajme | 10.09.2010 | 13:00 UTC

Gjermania përshëndet rezolutën e OKB-së, kthesa e qeverisë Tadiç do të njihet në kryeqytetet evropiane

Menjëherë mbas pranimit të rezolutës Serbi-BE për Kosovën ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle u shpreh në një deklaratë për mediat: " Unë e interpretoj rezolutën si një sinjal që Serbia, në rrugën e saj drejt BE-së angazhohet për bashkëpunim. Ky është parakusht për paqe, qëndrueshmëri dhe mirëqenie në kontinentin tonë," tha ndër të tjera Westerwelle në Berlin. Po ashtu kreu i diplomacisë gjermane ka shprehur bindjen se "kjo kthesë e qeverisë Tadiç do të dëgjohet dhe njihet në kryeqytetet evropiane". Njëri nga zëdhënësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, në  konferencën e rregullt për media, saktësoi se nuk mund të thuhet që tani se kur do ta mbështesë Gjermania kërkesën e Serbisë për kandidate të BE-së: "Serbia ka një rrugë të gjatë përpara" tha Dirk Augustin. Westerwelle kishte bërë thirrje gjithashtu që bisedat e drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvillohen në një frymë të mirë dhe konstruktive. "Qëllimi i tyre parësor duhet të jetë përmirësimi i jetës për njerëzit e të dy vendeve".