Mihai Razvan Ungureanu sipas vullnetit të presidentit rumun, Traian Basescu duhet të jetë kreu i qeverisë së re rumune. Emërimi i ish-shefit të shërbimit sekret me jashtë në këtë post është i papritur.
Gjendja e paqartë në Portugali ka shqetësuar shumë ekspertë dhe tregje. Por ministri portugez i Financave është optimist. Ekspertët japin edhe sugjerimet e tyre konkrete për daljen e këtij vendi nga kriza.
Më 7 Shkurt 1992 u nënshkrua marrëveshja e Mastrihtit: Nga Bashkësia e atëhershme Europiane doli Bashkimi Europian, dhe u vu kështu gurthemeli për një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian u bën thirrje me fjalë jashtëzakonisht të ashpra partive greke, që më në fund të pranojnë detyrimet e tyre për kursime dhe reforma dhe t’i zbatojnë ato.
Vendimi ndërkombëtar për sanksione të reja ka ashpërsuar tonet
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli zhvilloi të mërkurën një sërë takimesh me përfaqësues të politikës, diplomacisë dhe ekonomisë në Berlin.
Në Nju Jork u mbajt seanca e KS të OKB kushtuar gjendjes në Kosovë. Situata në veri po ndikon edhe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, u tha në Nju Jork. Ban Ki Moon kërkoi vazhdimin e dialogut.
Diplomati, Erhard Busek ka deklaruar se Serbia dhe Kosova duhet të mendojnë për shkëmbim të territoreve - kjo ide është e rrezikshme dhe do të dështojë, konsiderojnë përfaqësues të serbëve dhe shqiptarëve.
Bashkimi Evropian, SHBA dhe Beogradi zyrtar kanë kundërshtuar referendumin e serbëve në veri të Kosovës. Por liderët e serbëve në veri, të mbështetur nga opozita serbe në Beograd, nuk kanë hequr dorë nga ky referendum.
wird hier nicht angezeigt
Në 80-vjetorin e lindjes së Gerhard Richter, i konsideruar si një nga artistët vizualë më të mëdhenj sipas standarteve moderene, një galeri në Berlin i ka kushtuar një ekspozitë me rreth 150 punime.
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, Roderich Kiesewetter vlerëson arritjet e Shqipërisë gjatë 20-vjeçarit të fundit, por thekson se ajo ende ka shumë hapa për të bërë.
Vërtet kriza e Greqisë mbizotëroi në këshillimet ministrore gjermano-franceze, po kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy vendosën gjithashtu për një bashkëpunim më të ngushtë të dy vendeve, para së gjithash te taksat.
Prezantim i ri i programit të DW: si gjithmonë informacione të besueshme në dizajn të ri, me platformë të re online dhe me ofertë të re televizive
NATO-ja sulmoi Gaddaffin dhe u mundësoi libianëve fitoren.
Po mbushet gati një vit që kur Arid Uka bëri një atentat ndaj ushtarëve amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Nga gushti 2011 ai ndodhet në bankën e të akuzuarve. Vendimi pritet të merret të premten.
Në Siri regjimi vepron me brutalitet kundër kundërshtarëve. Në qendër të sulmeve vazhdon të jetë qyteti Homs. OKB-ja mendon të nisë një mision të ri vëzhgues në Siri.
Fytyra të lumtura në qendrën e kongreseve në Tampa, kryeqytetin e Floridës. Menjëherë pas mbyllljes së qendrave të fundit të votimit ishte e qartë: Mitt Romney i fitoi zgjedhjet paraprake dhe kështu 50 vota delegatësh.
Megjithë apelet e Ligës Arabe dhe bashkësisë ndërkombëtare, Rusia edhe më tej po bllokon sanksionet kundër Sirisë. Ajo ka vënë veto edhe në një rezolutë në KS të OKB. Për këtë ka disa shkaqe.