1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zugspitze - Destinacion për argëtimet dimërore

  • 'Frici plak'

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    'Frici plak'

    Fridrihu në moshën 59 vjeçare. Kështu e njeh bota monarkun prusian. Ai qëndroi në pushtet edhe 15 vjet pasi është bërë kjo pikturë. Një burrë i shkurtër me një kapelë trekëndore dhe bastun, i cili donte të bëhej një nga sunduesit e mëdhenj të Evropës. Ai ishte një legjendë kur vdiq në 17 gusht të vitit 1786 në pallatin Sanssouci. Në vitin 2012 gjermanët festojnë 300 vjetorin e “Fricit plak”.

  • Fëmijëri e vështirë

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Fëmijëri e vështirë

    Fridrihu e urrente të atin, kishte frikë nga ndëshkimi fizik dhe përbuzte stërvitjet ushtarake. Princit të ri iu neverit martesa e detyruar me Princeshën e Braunschweig-Bevern-it, Elisabeth Christine. Ai ia prezantoi gruan e tij së motrës me fjalët “Ja ku është lopa ime e vjetër.” Në të njëjtën kohë, çifti mendohet se ka kaluar disa muaj romantikë këtu në pallatin Rheinsberg.

  • Drekat me filozofët

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Drekat me filozofët

    Fridrihut të II i pëlqente të kishte të ftuar, të cilëve mund t’u dhuronte dijen e tij, por edhe të tallej në mënyrë mjaft fine. Gjatë gjithë kohës flitej frëngjisht dhe jo vetëm kur ndonjë filozof i famshëm francez ftohej në pallat. Volteri ishte një nga miqtë më të mirë të monarkut. Ata e respektonin njëri-tjetrin, por edhe grindeshin. Ata shkëmbyen për dekada letra me njëri-tjetrin.

  • I bekuar nga perënditë

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    I bekuar nga perënditë

    Çdo mbrëmje muzikantët luanin për të argëtuar audiencën e përzgjedhur të pallatit (disa qenë yje të epokës së tyre). Një nga ata ishte edhe i famshmi Carl Philipp Emanuel Bach. Mbretit (vetë një flautist i shkëlqyer) ndonjëherë i pëlqente të luante vetë në koncerte. Poezia ishte një tjetër pasion i tij. Ai filloi të shkruante poema kur ishte djalë i ri dhe ka shkruar gjashtë libra voluminozë.

  • Vitet në fushëbetejë

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Vitet në fushëbetejë

    Në tri Luftërat Sileziane mes viteve 1740 dhe 1763, Fridrihu II doli kundër superfuqive botërore. Shpesh mbreti udhëhoqi trupat e tij, si në këtë pikturë në betejen e Zorndorf-it më 25 gusht 1758. Nuk ishtë patjetër strategjia ajo që ia solli fitoret. Më shumë se njëherë ai ishte thjesht me fat. Luftërat e lanë atë një tiran të zemëruar, jotolerant.

  • Patate për popullin

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Patate për popullin

    Patatet ishin një thesar ekzotik gjatë mbretërimit të Fridrihut. I shqetësuar për rritjen e numrit të popullsisë dhe për periudhat e urisë, monarku mbështeti mbjelljen e patates si një ushqim bazë për popullin. Mirëpo populli ishte skeptik. Mbreti në fund u detyrua të dekretonte me ligj mbjelljen dhe konsumin e patates dhe në disa raste ai ushtronte edhe personalisht kontrolle.

  • Strehimi mbretëror

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Strehimi mbretëror

    Pallati Sanssouci në Potsdam u inaugurua me shumë pompozitet dhe një lumë shampanje në vitin 1747. Pallati nuk ishte shumë i madh, kishte një park të këndshëm dhe ishte projektuar për të jetuar, veçanërisht në verë. Njerëzit lejoheshin të hynin në park dhe salla të caktuara. Prej vitit 1991, më shumë se 200 vjet pas vdekjes së tij, eshtrat e Fridrihut prehen në Sanssouci. Kjo ishte dëshira e tij.

  • Lavdërime dhe instrumentalizime

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Lavdërime dhe instrumentalizime

    Fridrihun e Madh shpesh herë ë kanë lëvduar me të madhe. Nazistët e admironin atë si gjermanin e ndërgjegjshëm për detyrën. Më 21 mars 1933 ata u mblodhën për paralamentin e ri në Kishën e Garnizonit, ku ishte varrosur mbreti. Gjatë ceremonisë Adolf Hitleri e prezantoi veten si një pasardhës të ideve të Fridrihut të Madh. Për karikaturistët ky ishte një rast i përsosur.

  • Kalorës krenar

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Kalorës krenar

    75 vjet pas vdekjes në bulevardin Unter den Linden në Berlin u zbulua një monument për nder të tij. Monumenti u dëmtua gjatë Luftës II Botërore dhe u zhvendos për t’u rindërtuar afër pallatit Sanssouci. Në vitin 1980 Fridrihu II mbi kalin e vet u kthye sërish në bulevardin, që atëherë i përkiste Gjermanisë Lindore. Udhëheqësit e shtetit patën vendosur se ai ishte më shumë sesa një tiran feudal.

  • I zbuluar nga artistët

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    I zbuluar nga artistët

    Fridrihu i Madh, në të vërtetë i shkurtër e paksa shtrembanik, ishte një legjendë që kur jetonte. Pasardhësit e kujtojnë mbretin prusian me monumentë të shumta, madje i kanë kushtuar edhe filma. Fridrihu ishte gjithashtu frymëzues i shumë mendjeve krijuese gjatë shekujve, si p.sh. për artistin e artit pop të shekullit XX Andy Warhol.

  • Një trashëgimi

    Pushteti dhe miti - Fridrihu i Madh

    Një trashëgimi

    Fridrihu u kthye në legjendë gjatë jetës së tij edhe sepse ai rrinte me ushtarët në kampet e fushave të betejës dhe ishte shumë i afërt me popullin e thjeshtë. Ai e konsideronte veten“shërbëtorin e parë të popullit”. Fridrihu II nisi reforma ligjore, ndaloi torturën dhe predikoi paqen, çka e bëri atë të ndryshëm nga çdo monark tjetër gjerman që kishte sunduar para tij.